Top Channel/ Fabrika e municioneve me Kosovën, Turqia: Do jenë me standardet e NATO-s!
17/12/2024 16:54

Pas nënshkrimit të marrëveshjes me Kosovën për vënien në funksion të fabrikës së municioneve në bashkëpunim me të, prodhuesi shtetëror turk “Makine ve Kimya Endüstrisi” njoftoi përmes një postimi në Facebook se municionet në fjalë do të prodhohen në përputhje me standardet e NATO-s. Ky projekt përshkruhet si një hap i rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, duke kontribuuar në eksportet e industrisë mbrojtëse të Turqisë dhe duke mbështetur shtetin e Kosovës në forcimin e kapaciteteve të tij mbrojtëse. “Firmosëm një marrëveshje për themelimin e një fabrike moderne në Kosovë që do të prodhojë municione sipas standardeve të NATO-s. Jemi krenarë që kemi kontribuuar në eksportet e industrisë së mbrojtjes së Turqisë duke forcuar vendin tonë mik Kosovën me këtë kontratë të nënshkruar”, nënvizohet në njoftim. Kontrata përfshin furnizimin me makineri prodhuese, trajnimin e stafit, mirëmbajtjen për një periudhë të caktuar kohore, si dhe pajisjen me sisteme për testim të cilësisë dhe kalibrim. Pas nisjes së prodhimit, fabrika do të funksionojë si ndërmarrje publike dhe do të jetë markë 100% vendase, shkruan shtypi në Prishtinë. Në muajin nëntor, Qeveria e Kosovës bëri hapin e parë drejt ngritjes së industrisë së saj ushtarake, teksa kryeministri Albin Kurti tha se vendimi i fundit, të cilin e mori para mbledhjes së ekzekutivit përbën një hap të domosdoshëm për të garantuar zhvillimin e qëndrueshëm të ushtrisë.

Top Channel/ Miratohet rezoluta per te verteten e luftes ne Kosove!
10/04 15:09
Top Channel/ Në Kosovë rritet çmimi i naftës, opozita akuzon qeverinë
09/04 20:02
Top Channel/ Beteja e Koshares, më 9 Prill 1999 kur UÇK theu kufirin mes Shqipërisë e Kosovës
09/04 12:35
Top Channel/ Kosovë, debat për Bordin e Paqes, jashtë rendit edhe rezoluta e PDK për luftën
08/04 20:06
Top News- Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Isa Mustafa kërkon ‘pajtim’ për presidentin
08/04 17:15
Top News- Transferimi i pushteteve në veri/ Kurti: Institucionet u shërbejnë të gjithëve njëjtë
08/04 16:17
Zgjedhja e presidentit të ri në Kosovë/ Rrustemi jep detaje se çfarë po ndodhë
07/04 19:36
Top Channel/ Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar!
07/04 10:59
Top News – Kurti optimist, opozita jo dhe aq. Takimi i parë me Abdixhikun për Presidentin e ri
06/04 22:00
Top Channel/ Ngërçi për presidentin në Kosovë, takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut nuk prodhoi konsensus
06/04 19:50
Top News- Kurti fton Hamzën për takim/ Kryetari i PDK i kërkon ftesë zyrtare me letër
06/04 17:38
Top Channel/ Takimi me Abdixhikun, Kurti optimist: Mund të kemi marrëveshje per presidentin!
06/04 15:00
Top News – Taksë për ‘jabanxhinjtë’. Propozimi nga komuna e Prishtinës shkakton debate
05/04 15:45
Top News – Bilanci i Vjosës në Presidencë. Si e vlerësojnë qytetarët mandatin e Osmanit
05/04 12:04
Top News-Deputetja britanike vlerëson Osmanin. ‘Largimi i saj erdhi në një moment të papërshtatshëm’
04/04 21:31
Top Channel/ Kosova pa President! Osmanit i dorëzon mandatin kryeparlamentares
04/04 19:38
Top News – Vjosa Osmani mbyll mandatin. Vlerësime e kritika për punën në presidencë
04/04 12:48
Top Channel/ Kosova mbetet pa President, Osmanit i mbaroi mandati 5-vjeçar
04/04 12:39
Top Channel/ Sot dita e fundit, Osmani dorëzon detyrën: Nuk mori dot një mandat të dytë!
04/04 12:19
Top Channel/ Dështon seanca për naftën në Kosovë, asnjë masë për çmimin
03/04 22:58