U rritëm me këngët e tyre, pamë filmat e tyre dhe mësuam të bëjmë televizion prej tyre. Shqipëria prej dekadash mbetet e ndarë mes tifozëve axurr dhe gjerman në futboll, por dyert e para të “parajsës sociale”, ekonomike apo shoqërore na i hapën pikërisht ata, italianët. Nën shembullin italian tentuam të vishemi, të ushqehemi dhe të shfaqemi, por brenda tre dekadave, Italia dhe Shqipëria, janë shumë më pranë.