Temperaturat për muajin janar kanë arritur një nivel të lartë historik në një sërë vendesh në të gjithë Evropën. Moti i butë dhe i pazakontë evropian vjen pasi Amerika e Veriut përballet me stuhi më të forta, ditë pas një krize vdekjeprurëse të ftoht la më shumë se 60 viktima. Dëborë e madhe dhe shi i ngrirë janë parashikuar për pjesë të veriut të Midwest, ndërsa stuhi të forta dhe tornado priten në Teksas, Oklahoma, Arkansas dhe Luiziana.