Top Channel/ Evakuohen fëmijë me kancer nga Gaza, prindërit i përcjellin mes lotësh
28/06/2024 20:05

Njëzet e një pacientë me kancer kaluan nga Rripi i Gazës i shkatërruar nga lufta në Egjipt të enjten përmes vendkalimit Kerem Shalom. “Ata do të transportohen në Emiratet e Bashkuara Arabe për trajtim”, tha një burim mjekësor në qytetin El-Arish të Egjiptit për AFP, i cili kërkoi anonimitetin sepse nuk janë të autorizuar të flasin për mediat. Ky është evakuimi i parë nga Gaza që kur kalimi kufitar Rafah u mbyll në fillim të majit, kur forcat izraelite morën anën palestineze të terminalit. Negociatat për rihapjen e kalimit në Rafah, një pikë kyçe për ndihma dhe evakuime në kufirin e Gazës me Egjiptin, kanë dështuar vazhdimisht. Kajro ka refuzuar të rifillojë operacionet përmes kalimit për sa kohë që forcat izraelite mbeten në kontroll të palës palestineze. Sipas Mohammad Zakut, një zyrtar i lartë në ministrinë e shëndetësisë së Gazës, rreth 5.000 pacientë janë evakuuar që nga fillimi i luftës, por 25.000 të tjerë "kërkojnë ende trajtim jashtë vendit". Midis tyre janë 10.200 raste me kancer, përfshirë gati një mijë fëmijë, 250 prej të cilëve "duhet të largohen menjëherë nga Gaza", u tha mjeku gazetarëve të enjten. "Lajmi për evakuimin mjekësor të fëmijëve të sëmurë rëndë nga Gaza është mëse i mirëpritur, tha drejtoresha rajonale e Mesdheut Lindor të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Hanan Balkhy, por theksoi se 10,000 pacientë ende kërkojnë kujdes mjekësor jashtë Gazës, duke bërë thirrje që "korridoret e evakuimit" të krijohen "urgjentisht... nëpërmjet të gjitha rrugëve të mundshme". Organizata botërore ka dhënë vazhdimisht alarmin për krizën humanitare në Gazën e bombarduar dhe të goditur, ku spitale e mbetura po luftojnë për të qenë në funksion, pasi ushqimi dhe produktet e tjera thelbësore bëhen gjithnjë e më të vështira për t'u siguruar.

Top News – Irani, 32 ditë pa internet. Autoritetet masa të rrepta censurimi në shkallë kombëtare
31/03 12:10
Top Channel/ Celine Dion rikthehet në skenë pas sëmundjes së rrallë, publikon këngë të re
31/03 12:10
Top News – Britania e Madhe, e shqetësuar nga lufta. Starmer takim urgjent mbi pasojat ekonomike
31/03 12:02
Top News – Dënim me vdekje për spiunët. Irani merr masa ekstreme, ashpërson ligjet
31/03 11:52
Top News – ‘Lufta’ mbërrin te xhepat e amerikanëve. Shtrenjtime i karburanteve, Trump nën presion
31/03 11:19
Top Channel/ Sulme në Iran dhe flakë në Dubai, goditen objektiva ushtarake në Isfahan
31/03 11:19
Top Channel/ Gjermania kërkon kthimin e sirianëve, Merz dhe al-Sharaa dakord për refugjatët
31/03 11:17
Top Channel/ Izraeli miraton dënimin me vdekje/ Ligji për “terroristët” ndez debate
31/03 11:13
Top Channel/ Tregjet luhaten nga lufta me Iranin/ Bursat bien, nafta mbi 100 dollarë
31/03 11:13
Top News – Ndërmjetësi mund të hyjë në luftë. Pse Pakistani rrezikon që të përfshihet në konflikt
31/03 11:12
Top News – Me luftë, ose jo! SHBA paralajmëron Iranin: Hormuzin do ta hapim
31/03 10:42
Top News – BE dënon ashpër Izraelin. Ligji me vdekje për palestinezët, diskriminues
31/03 10:31
Top News – Izraeli miraton ligjin radikal. Dënim me vdekje për palestinezët
31/03 10:15
Top Channel/ Trump: Sulmojmë centralet e Iranit, nëse s’ka marrëveshje
30/03 23:01
Top News- Gjermania largon emigrantët, Merz: Do të kthehen në shtëpi brenda 3 viteve
30/03 23:00
Top Channel/ Tensionet për Ngushticën e Hormuzit, Rubio paralajmëron Iranin: Nuk do e kontrolloni
30/03 23:00
Top News- Bombardues në ajër dhe 17,000 trupa, SHBA gati për sulm/ Kush janë objektivat
30/03 22:50
Top News- Zelensky “plas bombën”: Aleatët po na kërkojnë të zvogëlojmë sulmet ndaj Rusisë
30/03 22:49
Top Channel/ Sulm amerikano-izraelit në një jetimore pranë Teheranit, dy të vrarë e pesë të plagosur
30/03 21:47
Top Channel/ Irani, tjetër raketë ndaj Turqisë, kërcënon Ankaraja: Do përgjigjemi pa hezitim
30/03 20:04