Qeveria shqiptare është përfshirë në një operacion evakuimi të pesë shtetasve shqiptarë nga Izraeli. Është ministri panëve të jashtme Igli Hasani ai i cili tregoi detajet e këtij operacioni ku është përfshirë edhe konsulli i Shqipërisë në Liban March Ghoryeb. Eksluzivisht për Top Channel nga Libani Mark Ghoryeb konsulli i Shqipërisë atje njëherazi këshilltar i kryeministrit Edi Rama për Lindjen e Mesme, tregon detaje nga nxjerrja e 5 shqiptarëve nga Izraeli.