Top Channel/ Eva dumani rrezikoi burgimin, zbulohet vendimi i xhandarmërisë turke
18/02/2026 19:52

Dalja Eva Dumanit nga kampet e Sirisë i ngjan operacioneve sekrete të CIA-s, gjatë luftës së ftohtë, në nxjerrjen e bashkëpunëtorëve dhe agjentëve, nga brenda Rusisë, në kufirin me Finlandën. Zbulohen detaje të reja nga beteja e fundit 12 vjeçare e Xhetan Ndregjonit për të riatdhesuar mbesën, e çuar në Siri, pa dëshirën e saj, në vitin 2014 prej të jatit Shkëlzen Dumani, mbetur i vrarë atje. Gazetari Top Channel Muhamed Veliu mëson se ka patur dy faza sfiduese, si për dajën e saj përfshi autoritet shqiptare, deri në mbërritjen e saj të shtunën e shkuar në Shqipëri. Faza e parë dalja e Evës nga kampi Al Hol, e më pas udhëtimi nga qyteti Idlip në Sirinë veriore, drejt Turqisë. Faza e dytë hyrja dhe qëndrimi në Turqi, ku janë shfaqur probleme duke i rrezikuar asaj dhe disa personave të tjerë burgun. Në kushtet kur Eva nuk kishte një pasaportë të vlefshme për të udhëtuar, ajo është futur ilegalisht në territorin turk, me ndihmën e një zyrtari të inteligjencës siriane. Qeveria turke pranon hyrjen nga Siria vetëm të shtetasve turq dhe sirian. Njëzet vjeçares shqiptare i është komunikuar një urdhër arresti provizor për kalim të paligjshëm kufiri nga xhandarmëria turke. Në këtë moment tek shërbimi inteligjent turk MIT, kanë ndërhyrë autoritet e inteligjencës shqiptare. Garancitë përfshi informacionet e dhëna nga SHISH dhe Drejtoria e Antiterrorit, përshpejtuan deportimin e Eva Dumanit nga Turqia drejt Shqipërisë dhe më kryesorja u mundësua mos dërgimi i saj në qendrat e dëbimit e pritur atje me javë të tëra në përfundimin e procedurave. Ajo u mbajt nën monitorim në distancë, nga inteligjenca turke në shtëpinë e Evren Kaya me orgjinë shqiptare në qytetin Adana. Komunikimet e inteligjencës shqiptare me ato turke fillimisht ndaluan një arrestim të mundshëm të saj dhe më pas përballjen me drejtësinë atje për veprën penale të hyrjes ilegalisht në Tuqi. Top Channel mëson se lëshimi urdhërit të dëbimit drejt Shqipërisë u shoqërua me ndalimin e futjes në Turqi për pesë vite. Disa javë më parë një grua nga Kosova e larguar nga kampi Al Hol, bashkë me 3 fëmijët e saj, kishte mundur të shkonte në një pikë kufitare mes Sirisë dhe Turqisë por nuk u lejua të hynte në territorin turk.

Top Channel/ Tensionohet situata jashtë Kuvendit, protestuesit hedhin tymuese
12/03 11:58
Top Channel/ ‘Rrëzimi i kërkesës së SPAK për imunitetin e Ballukut’, Berisha:Ju i tmerruat sot…
12/03 11:46
Top Channel/ Protestuesit fillojnë thirrjet para Parlamentit, kërkojnë dorëheqjen e Ramës
12/03 11:40
Top Channel/ ‘Rrëzohet kërkesa e SPAK për imunitetin e Ballukut’, Opozita godet tavolinat dhe…
12/03 11:38
Top Channel/ ‘Rrëzimi i kërkesës së SPAK për Ballukun’, opozita bllokon foltoren
12/03 11:37
Top Channel/ ‘Mbështesni raportin tonë’, Manja i kërkon deputetëve të votojnë kundër kërkesës…
12/03 11:37
Top Channel/ Kërkesa e SPAK për imunitetin e Ballukut, Rama largohet nga Kuvendi
12/03 11:34
Top Channel/ Vijon seanca, protestuesit ndjekin live raportin e PD për imuniteti e Ballukut
12/03 11:30
Top Channel/ Vijon seanca, protestuesit ndjekin live raportin e PD për imuniteti e Ballukut
12/03 11:27
Top Channel/ Balliu i bashkohet protestuesve para Parlamentit: Arrestojnë qytetarë, por…
12/03 11:26
Top Channel/ ‘Nuk ka akuzë për korrupsion’, Manja lexon raportin për Ballukun: Deputetja ka…
12/03 11:25
Top Channel/ ‘Kuvendi duhet të flasë qartë’, Manja: Ky nuk është një rast i zakonshëm…
12/03 11:17
Top Channel/ Imuniteti për Ballukun, Manja për raportin e PD: Nuk kam dëgjuar ndonjëherë një….
12/03 11:16
Top Channel/ ‘Përfaqësojini shqiptarët si duhet’, Bylykbashi apel deputetëve të PS: Mos strehoni…
12/03 11:10
Top News- Berisha kërkon dorëheqjen e Ramës: Po shkelmon ligjet dhe Kushtetutën
12/03 11:07
Top News- Rama largohet nga Kuvendi, kryeministri çohet nga karrigia kur flet Bylykbashi
12/03 11:06
Top Channel/ Protesta para Parlamentit, mbështetësit e PD ndjekin seancën përmes një ekrani gjigant
12/03 11:02
Top Channel/ ‘Do minonte sistemin politik’, Bylykbashi: Nëse Kuvendi nuk i heq mandatin Ballukut…
12/03 10:54
Top Channel/ ‘Ky rasti i vetëm pas krijimit të SPAK që…’,Bylykbashi:Qytetarët duhet të kuptojnë…
12/03 10:54
Top Channel/ ‘Ajo rrezikon të intimidojë dëshmitarët’, Bylykbashi lexon raportin për Ballukun
12/03 10:54
DIGITALB DIGITALB