Kokainë, hashash e metamfetaminë: autoritetet në 11 vende u bënë bashkë për një mega-operacion që shënjestroi njërin prej rrjeteve më të rrezikshme kriminale të kontinentit te vjeter, sipas Europol dhe Eurojust. “Një sërë organizatash po bashkëpunonin në aktivitete poli-kriminale të një shkalle të gjerë brenda dhe jashtë BE-së, të cilat përfshinin vec narkotikëve, edhe pastrimin e parave”, thuhet në deklaratën e e përbashkët të dy agjencive të rëndësishme europiane me seli në Hagë.