Ballkani Perëndimor u vu sërish në shënjestrën e një operacioni policor ndërkombëtar, gjatë të cilit është goditur një grup kriminal i përshkruar nga Europoli, si “tejet i dhunshëm”. 37 persona përfunduan në pranga pohoi agjencia e zbatimit të ligjit të Bashkimit Europian. Aksioni u koordinua nga Kroacia. Celula e fuqishme, sic theksoi Europoli, ishte e përfshirë në trafikun në shkallë të gjerë të drogës dhe armëve të zjarrit në të gjithë kontinentin e vjetër.