Donald Trump do të largohet nga tryeza e bisedimeve pa hezitim apo paralajmërim, nëse ndjen se qëllimet e tij po keqpërdoren dhe nuk sheh ndonjë përparim të dukshëm në negociata: Bashkëpunëtorët e afërt të presidentit amerikan kujtojnë se ai nuk ka durim për proceset e zgjatura dhe shpesh të paefektshme të diplomacisë tradicionale, sidomos kur shikon që pala tjetër nuk po tregon angazhim të mjaftueshëm apo kur nuhat se interesat amerikane po injorohen.