Raportuesja për Kosovën në parlamentin europian, Viola Von Cramon, ndaloi për një vizitë disa ditore në Serbi. Ajo bëri disa komente të fortë për qendrën ruse në Nish. E pyetur nga gazeta beogradase, “Blic” në lidhje me kërkesat për distancim nga Rusia që paraqiteshin dhe në raportin e progresit, eurodeputetja gjermane përdori si argument Qendrën Ruse në Nish, duke thënë se është e angazhuar në aktivitete spiunazhi.