Negociatorët izraelitë dhe ata të Hamasit janë vendosur t'ua paraqesin brenda 24 orëve të ardhshme liderëve të tyre marrëveshjen përfundimtare të armëpushimit, pranimi i së cilës, do t`i jepte praktikisht fund më shumë se një viti lufte në Rripimn e Gazës. Duke cituar dy zyrtarë te përfshirë në bisedime, Euroneës thotë se Hamasi e ka pranuar draftin e ujdisë së pushimzjarrit me Izraelin që do të përfshinte një pauzë në luftime dhe lirimin e menjëhershëm të një duzinë pengjesh izraelite.