Të enjten e një shkurtit ka hyrë në fuqi rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës që thotë se e vetmja valutë për transaksione dhe pagesa me para të gatshme është euro. Shqetësimi i ngritur nga bashkësia ndërkombëtare për qytetarët serbë që marrin ndihma financiare në dinarë nga shteti i Serbisë ka bërë që Kosova të ofrojë fazë tranzitore dhe fushatë informimi për këta qytetarë.