Top Channel/ EULEX-i hedh poshtë akuzat e Vuçiç lidhur me sulmin në Banjskë: Kemi qenë në kontakt
28/09/2023 22:50

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) hodhi poshtë pretendimet e zyrtarëve serbë se nuk është lejuar që të marrë pjesë në operacionin policor më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit, pasi u sulmua Policia e Kosovës. “EULEX-i në asnjë mënyrë nuk është ndaluar që të marrë pjesë apo të vëzhgojë operacionet që janë kryer nga Policia e Kosovës më 24 shtator. Pas sulmit të kryer ndaj Policisë së Kosovës, patrullat e njësisë policore të EULEX-it dhe Njësisë policore rezervë, por edhe pjesëtarë të tjerë të stafit kanë qenë në kontakt të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe kanë shkuar në zonën përreth manastirit të Banjskës në veri të Kosovës”, deklaruan ata për Radio Evropa e Lirë. Me deklaratën e fundit EULEX-i hodhi poshtë të gjitha pretendimet e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe shefit të zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviç, se Kosova nuk e lejoi misionin e BE-së që të marrë pjesë në operacionin policor pas sulmit ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. Ata shtuan se nga ky mision kanë monitoruar nga afër operacionin policor dhe kanë qenë në kontakt të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR-in. Ndërkohë lideri serb ka bërë dy reagime së fundmi ku njoftoi se Serbia do të hetojë ngjarjet që çuan në sulmin me armë në veri të Kosovës, për të cilin Prishtina zyrtare ka fajësuar Beogradin. Aleksandër Vuçiç mohoi çdo përfshirje të qeverisë në incident dhe se Beogradi dënon vrasjen e policit, njëkohësisht shtoi se Serbia do të nisë procedurat përpara organeve përkatëse gjyqësore dhe do të hetojë të dyshuarit. Pavarësisht reflektimit nga ana e tij, për Reuters, presidenti serb tha se shkaku i të gjitha problemeve në Kosovë është Albin Kurti. Ndër të tjerat nuk mungoi as thirrja për tërheqjen e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga veriu i vendit.

Top Channel/ “S`na lejojnë provimin ne shqip”, shpërthejnë protestat e studentëve në RMV!
04/04 15:23
Top News – ‘Greqia, shërbëtore e Izraelit’. Yannis Varoufakis: Kemi humbur pavarësinë tonë
02/04 15:39
Top Channel/ Moti i keq “skuq” Greqinë. Pluhuri afrikan shkakton probleme
01/04 22:50
Top News-Mickoski sakrifikon BE për ‘identitetin maqedonas’/Bullgaria të njohë minoritetin tonë atje
01/04 17:46
Top News- Skandali me fondet e BE për bujqësinë/ Kërkohet heqja e imunitetit për 11 deputetë grekë
01/04 11:40
Top News- Aleanca rrëzon pretendimet e Moskës për militarizim të Ballkanit Perëndimor
31/03 14:40
Top News- Serbia kundër udhëzimeve të BE/ Marrëveshje e re për furnizim me gaz nga Rusia
31/03 13:33
Top Channel/ Kroacia i mbyll derën Vuçiçit, anulon samitin e Ballkanit Perëndimor
30/03 22:27
Top Channel/ Greqia rrit pagën minimale/ Nga 1 prilli 920 euro bruto, rritje e 6-të që nga viti 2019
29/03 11:50
Top Channel/ 22 emigrantë vdesin afër Greqisë / Humbën jetën pas gjashtë ditësh në det pa ushqim
29/03 11:13
Top News – Tragjedi në Mesdhe. 22 emigrantë humbin jetën në ujërat greke
28/03 20:09
Top News- Putin strehon agjentët serbë/ Shërbimi sekret rus i përdori për trazira në Francë
27/03 13:50
Top News- Vuçiç bëhet paranojak/ ‘Kurti kërkon të zëvendësojë KFOR me FSK në Veri’
27/03 13:07
Top News – Greqia rrit pagën minimale. Hyn në fuqi nga 1 prilli, kategoritë që përfitojnë
26/03 15:23
Top News- Marta Kos ish agjente e UDB? Komisionerja përballet me eurodeputetët për akuzat
26/03 10:55
Top Channel/ Serbia hakmerret për misrin! Bllokohen 20 kamionë me fruta nga Shqipëria
24/03 19:57
Top News – 27 vite nga bombardimet e NATO-s. Aleanca nisi sulmet mbi forcat serbe dhe çliroi Kosovën
24/03 09:46
Top News- Nis gjyqi i shumëpritur në Greqi / Përplasja e trenave me 57 viktima, 30 persona nën akuzë
23/03 13:13
Top News – 300 mln euro për të ulur naftën. Qeveria greke miraton paketën financuese rekord
23/03 11:01
Top News- Vendos raketat kineze te MiG-ët rusë/Vuçiç gati për luftë:Do na sulmojë Shqipëria e Kosova
22/03 16:24