Top Channel/ Etna, shpërthim i ri “tmerrues”- mbyllet aeroporti i Catanias!
20/06/2021 13:02

Disa shenja në fillim të shtunën, dhe pastaj shpërthimi ri, spektakolar vërtet por i frikshëm. Etna u rizgjua edhe një herë me shatërvanë të mëdhenj llave nga krateri i saj juglindor. Reja gjigande e hirit nga ana tjetër ka bërë që të paralizohen krejtësisht lëvizjet në aeroportin e Catanias. Vullkani më i lartë dhe më aktiv në Evropë, ka shpërthyer disa herë këto muaj duke kënaqur e mahnitur spektatorët, ndërkohë që autoritetet vëzhgonin situatën për të garantuar që askush nuk do t’i afrohej zonave të rrezikshme. Etna me lartësi 3300 metra shpërthen disa herë në vit, duke gulçuar me zhurmë e duke lëshuar llavë por pa shkaktuar dëme. Etna mendohet të ketë historinë më të vjetër të dokumentuar, të shpërthimeve se sa çdo vullkan tjetër në botë. Për herë të parë shpërthimi i tij vullkanik, është regjistruar në vitin 425 para erës sonë. Hera e fundit që zonat përreth janë rrezikuar ka qënë në vitin 1992, kur llava iu afrua deri në 850 metra zonave të banuara.

Top Channel/ Serbi, eksploziv në tubacionin e gazit në kufi me Hungarinë: Vucic telefonon Orban!
06/04 11:13
Top News – Vritet shefi i inteligjencës iraniane/ Iranit i priten ‘tentakulat’, kush e ekzekutoi?
06/04 10:56
Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06
Top Channel/ Si u shpëtua piloti amerikan. I plagosur, por u ngjit në 2000 m lartësi në Iran. Detajet e operacionit
05/04 22:19
Top Channel/ “Të martën hapen portat e ferrit”. Trump: Presim marrëveshje për hapjen e Hormuzit
05/04 22:14
Top News – Gjermania përgatitet për luftë. Burrat që largohen nga vendi duhet të marrin leje
05/04 21:33
Top Channel/ Trump tjetër paralajmërim Iranit: Ju pret ferri nëse nuk hapni ngushticën e Hormuzit!
05/04 20:00
Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47