Publikimi i miliona faqeve nga dosjet e financierit amerikan, Jeffrey Epstein, vijon të shkaktojë tronditje në politikën botërore, e cila rezulton, siç tregojnë email-et, e lidhur me pedofilin. Morgan McSweeney, shef i kabinetit të kryeministrit britanik, Keir Starmer, dha dorëheqjen të dielën. Mediat britanike e lidhën largimin e tij nga detyra me ish-ministrin dhe ish-ambasadorin anglez në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Peter Mandelson, të cilit iu zbuluan lidhjet me Epstein.