Australianët që jetojnë jashtë shtetit mund të "bllokohen" në vend nëse kthehen, pasi qeveria forcoi rregullat e saj kufitare pa paralajmërim. Që nga marsi i vitit të kaluar, vendi i ka ndaluar qytetarët e tij të largohen si pjesë e strategjisë së tij për të luftuar Covid. Por ky kufizim nuk ishte aplikuar më parë për australianët që zakonisht jetojnë në vende të tjera. E megjithatë, ata tani do të duhet të aplikojnë për leje të posçme për udhëtimet jashtë vendit - në përputhje me rregullat për australianët e tjerë. Rregullat e ashpra të Australisë kanë qenë të diskutueshme, ndërsa qytetarët atje kanë shpërthyer në protesta.