Zjarri në landfillin e Elbasanit është shuar prej tre ditësh, por ajo që mbetet pas është emergjenca mjedisore. E teksa do të duhej të kishte një reagim nga Ministria e Mjedisit, sot në Elbasan ishin Ministri i Mbrojtjes dhe ai i Brendshëm të cilët u shprehën mirënjohjen strukturave të angazhuara në këtë situatë të rëndë.