Katolikët e Kosovës festojnë krishtlindjen dhe dje kanë ndjekur meshën në kishën katedrale shën Nënë Tereza. Ipeshkvi Dodë Gjergji drejtoi meshën. “Në vendin tonë, në zemrat e shumë njerëzve dyshimi, dëshpërimi dhe pashpresia kanë krijuar një hapësirë të madhe boshllëku, ku frika, pasiguria dhe zhgënjimi, si një virus po na breng përbrenda”.