Dështimi i arritjes së një marrëveshjeje javën e kaluar në Bruksel ka sjellë përfaqësuesit ndërkombëtarë në Kosovë. I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar të martën u takua me presidenten e Kosovës Vjosa Osmanin, por jo edhe me kryeministrin Albin Kurti. Escobar nuk është deklaruar për media para e as pas takimit me Osmanin.