I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, t mbërriti këtë të enjte në beograd ku tha se pret që dialogu midis Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve, të vazhdojë “në mënyrë dinamike dhe konstruktive”. “Kjo është e rëndësishme si për qytetarët, ashtu edhe për paqen, stabilitetin dhe përparimin e përgjithshëm në rajon”, tha Escobar.