Nga vizita e fundit e të dërguarit të Uashingonit Gabriel Escobar, shumë ujëra kanë rrjedhur në radhët e opozitës, por ajo që nuk ka rrjedhur është qëndrimi amerikan për Sali Berishën. Shtetet e Bashkuara të Amerikës njohin vetëm ata demokratë që ndjekin linjën pro amerikane në Partinë Demokratike që sot drejtohen nga Enkelejd Alibeaj.