Shtetet e Bashkuara presin një propozim nga Prishtina zyrtare për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe deri në 2 maj kur udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë të takohen në Bruksel. I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar vendosi kështu një afat të përvijuar kohor për Kosovën, në një kohë kur cështja e formimit të bashkësisë së komunave me shumicë serbe atje shihet si justifikimi kryesor i Serbisë për t`iu shmangur zbatimit të marrëveshjes së normalizimit të marrëdhënieve, të arritur në Ohër.