Të dërguarit ndërkombëtar Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak kanë vazhduar qëndrimin e tyre edhe të martën në Kosovë. Në mëngjes takuan presidenten e Kosovës Vjosa Osmanin, e cila pas takimit përmes një njoftimi tregoi se Kosova do të bashkëpunojë me partnerët ndërkombëtar për ç’tensionim të situatës dhe ka kërkuar hetim për grupet që në veri sulmuan KFOR-in, EULEX-in dhe gazetarët e policinë, ku shtoi se zgjedhjet e jashtëzakonshme për komunat veriore mund të mbahen vetëm në bazë të kornizës kushtetuese e ligjore.