I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak dhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobarit kanë nisur takimin me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani në Presidencë. Këtë të martë ata do të takohen edhe me liderët e partive opozitare, ndërsa po zhvillojnë takime në Kosovë dhe Serbi për të qetësuar situatën e tensionuar në veri.