Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë arritur të bindin kryeministrin e Kosovës për pezullim të rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës. I dërguari special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka treguar se Albin Kurti ka refuzuar propozimet e tij për gjetjen e një zgjidhjeje për dinarin.