Edhe pse uji po tërhiqet nga rrugët dhe banesat, situata nga përmbytjet në Durrës vijon të mbetet problematike për qindra familje. Një nga zonat më të prekura mbetet ish-Këneta, ku uji ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Banorët e kësaj zone ndjehen të braktisur në këtë situatë të përsëritur. Ata thonë se, pavarësisht situatës së rëndë, janë detyruar të përballen vetë me gjithçka.