Reshjet intensive të shiut dhe prurjet e larta kanë nxjerrë nga shtrati lumin Erzen, duke shkaktuar përmbytje të mëdha dhe dëme serioze në njësitë administrative Sukth dhe Katund i Ri. Situata është ndjekur që në orët e para të mëngjesit nga strukturat vendore, të cilat kanë qenë të angazhuara në terren për menaxhimin e emergjencës.