Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e avokatëve të Erzen Breçanit duke caktuar një ekspert mjeko-ligjor për të përcaktuar gjendjen shëndetësore të ish-nën drejtorit të policisë së Tiranës. Gjykata i dha kohë deri më datë 12 mars për të vlerësuar gjendjen e Breçanit. Sipas avokatëve mbrojtës për shkak të fobisë nga ambientet e mbyllura, ai ka shfaqur probleme me zemrën dhe qëndrimi në qeli mund t’i rrezikojë edhe jetën.