Gjykatësit e vettingut u mblodhën këtë të mërkurë sepse ishte radha e prokurorit Ervin Karanxha për t’u përballur me të vërtetë. Një javë më parë avokatët e prokurorit që nuk ishte i pranishëm në sallë, arritën ta shtyjnë procesin, ndërsa edhe në seancën e dytë për mbi 4 orë paraqitën pretendime dhe 8 kërkesa për përjashtimin e gjyqtarëve, pezullimin e procesit.