Kryeredaktorja e kanalit televiziv shtetëror rus RT delaroi se Rusia duhet të aneksojë malin Ararat të Turqisë lindore dhe krahinën e Kars. Margarita Simonyan, e cila është me prejardhje armene, i tha kanalit televiziv Rossiya 1 se vendi duhet t`i marrë këto zona nga Turqia. Komentet polemizuese të saj pasuan disa vërejtje të ngjashme nga lideri i Partisë Liberal Demokrate ruse, Vladimir Zhirinovsky, i cili pretendoi se një regjim "special" i ngjashëm me atë të një cari rus është i nevojshëm për të siguruar Armeninë.