Top Channel/ Erdogani paralajmëron Izraelin: Po sillet si organizatë, jo si shtet!
11/10/2023 14:54

Izraeli po sillet si organizatë dhe jo si shtet, deklaroi presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan duke iu referuar sulmeve të pareshtura izraelitë ndaj që po e kthejnë Gazën në një gërmadhë të madhe. Stacioni i vetëm elektrik i saj do të mbetet sot pa karburant njoftoi Autoriteti Palestinez i Energjisë. Që kur nisi rrethimin e territorit në fillim të javës, shteti hebre ka ndërpreë furnizimin me energji, karburant, ujë e ushqime. Njerëzit në Gaza po kërkojnë strehim nëpër shkolla e spitale mes bombardimeve që nuk i lënë rrugë shpëtimi. Në mesin e mbi 1000 të vrarëve, ka edhe gra e fëmijë. Izraeli nuk duhet të harrojë se, nëse sillet si një organizatë dhe jo si një shtet, do të përfundojnë duke u trajtuar si e tillë. Janë metoda të turpshme ato që po përdor ushtria izraelite në Gazën e mbipopulluar. Bombardimi i zonave civile, vrasja e banorëvee, bllokimi i ndihmave humanitare dhe përpjekja për t’i paraqitur këto si arritje, janë veprime të një organizate dhe jo të një shteti. Kreu i shtetit turk zakonisht përdor fjalën “organizatë” kur flet për Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PPK), e cila cilësohet si grup terrorist nga Turqia dhe aleatët e saj perëndimorë. “Ne mendojmë se lufta duhet të ketë etikë dhe të dy palët duhet ta respektojnë këtë. Fatkeqësisht, këto parime po shkelen rëndë në Izrael dhe në Gaza”, shtoi Erdogan, duke e dënuar “vrasjen e civilëve në territorin izraelit” dhe “masakrimin e njerëzve të pafajshëm në Gaza, të cilët përballen me bombardime të vazhdueshme”. Forcat izraelite njoftuan sot se e kanë rindërtuar barrierën përreth Gazës dhe kanë dërguar trupa këmbësorie, artileri e mbi 300.000 rezervistë në afërsi të kufirit me të.

A do ketë sulme të reja mes Iranit dhe SHBA?/ Ja çfarë pritet në orët në vijim
31/03 19:30
Top News-Nga VAR, te zëvendësimet. FIFA zyrtarizon rregullat e reja për Botërorin
31/03 19:05
Top News- ‘Mësoni si të luftoni vetë’/ Trump kërcënon Europën-Nuk do të jemi më atje për ju
31/03 18:55
Top News – Me kë po flet Trumpi në Iran? Përmend kreun e Kuvendit, por ai e ka mohuar
31/03 18:54
Top News – ‘Aleancë me vendet arabe’. Netanjahu sulmon udhëheqësit e BE: Frikacakë!
31/03 16:19
Top Channel/ Varianti “Cicada” rikthen vëmendjen te COVID-19, por pa alarm!
31/03 15:18
Top Channel/ “Shkoni merrni naftën tuaj”! Trump sfidon vendet europiane për Hormuzin
31/03 15:08
Top Channel/ Rusia refuzon paqen për Pashkë! Kremlini: S’ka propozim të qartë nga Ukraina
31/03 14:58
Top Channel/ Diplomatët e BE në Kiev për Buçën/ 4 vite nga ngjarja, BE ne krah te Ukrainës
31/03 14:20
Top News – Vrasja e 3 paqeruajtësve në Liban, Këshilli i Sigurimit i OKB mblidhet në seancë urgjente
31/03 14:16
Top News – Dronë ‘Made in Germany’. Rheinmetall prezanton Ghost Bat për ‘Bundeswehr’
31/03 13:33
Top News – Italia i thotë ‘Jo’ Trump/ Nuk jep leje për përdorimin e bazave të saj ushtarake
31/03 13:24
Top News – Irani, 32 ditë pa internet. Autoritetet masa të rrepta censurimi në shkallë kombëtare
31/03 12:10
Top Channel/ Celine Dion rikthehet në skenë pas sëmundjes së rrallë, publikon këngë të re
31/03 12:10
Top News – Britania e Madhe, e shqetësuar nga lufta. Starmer takim urgjent mbi pasojat ekonomike
31/03 12:02
Top News – Dënim me vdekje për spiunët. Irani merr masa ekstreme, ashpërson ligjet
31/03 11:52
Top News – ‘Lufta’ mbërrin te xhepat e amerikanëve. Shtrenjtime i karburanteve, Trump nën presion
31/03 11:19
Top Channel/ Sulme në Iran dhe flakë në Dubai, goditen objektiva ushtarake në Isfahan
31/03 11:19
Top Channel/ Gjermania kërkon kthimin e sirianëve, Merz dhe al-Sharaa dakord për refugjatët
31/03 11:17
Top Channel/ Izraeli miraton dënimin me vdekje/ Ligji për “terroristët” ndez debate
31/03 11:13