Top Channel/ Erdogan vjen me dhurata!/ Dronë kamikazë për Shqipërinë
10/10/2024 19:32

Pas tre viteve nga ardhja e fundit e presidentit të Tuqisë Rexhep Taip Erdogan nga ku inaguroi 500 banesa të ndërtuara në Laç pas tërmetit si dhuratë e popullit turk edhe në vizitën e 10 Tetorit 2024 kishte sjellë një tjetër dhuratë. Kësaj here për të forcuar kapacitetet mbrojtëse ushtarake të vendit tonë. Këtë dhuratë e zbuloi kryeministri Edi Rama pas mbledhjes së përbashkët të “Këshillit të bashkërendimit të Nivelit të Lartë Shqipëri-Turqi. “E thashë në hapje të mbledhjes së Këshillit dhe e përsëris që unë e çmoj posaçërisht dhuratën e presidentit sot në këtë kohë të trazuar kur bota ka marrë një drejtim, të çuditshëm për ta thënë me një fjalë të butë, për t’i dhënë ushtrisë së Republikës së Shqipërisë një numër të konsiderueshëm dronësh kamikazë. Është një dhuratë që nuk duhet të shqetësojë askënd se kë do të godasë Shqipëria, por besoj që është një dhuratë që përmban brenda një mesazh shumë të qartë të Republikës së Turqisë në raport me këtë marrëdhënie, që Shqipëria është e pagoditshme”. DUBLIM ERDOGAN- “Ne gjithashtu do të ofrojmë mbështetjen e nevojshme për të përmbushur nevojat e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, partnerit tonë strategjik, aleatit tonë të NATO-s në fushën e pajisjeve ushtarake dhe trajnimeve ushtarake”. Kryeministri Rama dhe presidenti Erdogan edhe njëherë theksuan nevojën e intensifikimit të marrëdhënieve ekonomike duke vendosur edhe një objektiv. Ne i shohim nismat tona në fushën e tregtisë dhe të investimeve si hapa që do të rrisin mirëqenien e popujve tanë. Në këtë kuadër ne vazhdojmë përpjekjet tona të përbashkëta për të rritur vëllimin tregtar në 2 miliardë dollarë në fazën e parë kjo. Gjatë takimeve tona ne ramë dakord që të diversifikojmë investimet tona të ndërsjella për të përfshirë sektorë novatorë që do të ofrojnë avantazhe në kushtet e sotme. Presidenti i Republikës së Turqisë e përsërit sa herë takohemi dhe me shumë të drejtë që niveli i shkëmbimeve tregtare mes Turqisë dhe Shqipërisë nuk e pasqyron ashtu siç duhet potencialin mes dy vendeve dhe sikundër e dëgjuat dhe nga ai vetë, ambicia jonë është që sa më shpejt ne të arrijmë tavanin e 2 miliardë eurove për të çelur pastaj një fazë të dytë me edhe më shumë zhvillim të këtyre shkëmbimeve. Presidenti Erdogan sikurse në vizat e shkuara foli për shqetësimin e tij konstant organizatët e Fetulla Gylen. Ne diskutuam edhe çështjen e luftës së përbashkët kundër organizatave terroriste, veçanërisht kundër FETO-s me mikun tim të dashur kryeministër, zotin Rama. Shpresojmë që ta vazhdojmë luftën tonë kundër organizatave terroriste në mënyrë efektive përmes vendimeve që ne kemi marrë sot. Klima pozitive e deklarimeve ia la vëndin qëndrimeve të ndryshme mes dy miqve për konfliktin Izrael Hamas. Mizoritë izraelite në territoret e pushtuara palestineze, veçanërisht në Gaza dhe Liban ishin ndër pikat prioritare të agjendës së takimit tonë. Unë ndava pikëpamjet tona për agresionet e qeverisë Netanyahu të cilat shkojnë përtej fushëveprimit rajonal dhe tani janë bërë një kërcënim për rendin global. Gjenocidi që po vazhdon prej 1 viti në Gaza është turpi i përbashkët i të gjithë njerëzimit. Për këtë arsye ne si komunitet ndërkombëtar duhet të bëjmë çmos për të siguruar një armëpushim të përhershëm, për të ofruar ndihma humanitare dhe për të bërë presionin e nevojshëm mbi Izraelin. Ne jemi absolutisht dhe kemi votuar në mënyrë të përsëritur në Këshillin e Sigurimit për një armëpushim që patjetër duhet të nënkuptojë dhe lirimin e menjëhershëm të gjitha pengjeve, por për ne Hamasi dhe çdo burim tjetër i terrorit nuk ka vend në të ardhmen paqësore që duhet të vendoset mbi dy shtete sovrane, Izraeli dhe Palestina, të cilat duhet të jetojnë të sigurta dhe nga ana tjetër, askush nuk duhet të vërë në pikëpyetje të drejtën e ekzistencës së tyre. Këtyre deklarimeve i paraprinë nëshkrimi deklaratës mbi bashkëpunimin në fushën e sigurimeve në bujqësi, hapja e një dege të universitetit teknik të Stambollit në Shqipëri dhe memorandum bashkëpunimi ndërmjet Agjencisë për Media dhe Informim me presidencën turke për komunikimin. Presisendti Erdogan u prit edhe nga presidenti republikës Bajram Begaj. Në takim është vlerësuar thellimi bashkëpunimit mes dy vendeve.

Top News – Berisha për çmimin e naftës: ‘Miliarderët e marrin me 60 lekë, fermerët me 220 lekë’
11/04 22:10
Top Channel/ “Pirro, s’po të marr në telefon”, Braçe denoncon rrugën me gropa në Selitë: Nuk…
11/04 22:02
Top Channel/ Rama zbulon raportin e huaj për prokurimet publike, ja si renditet Shqipëria
11/04 22:01
Top News – Bashkëbisedimi i Berishës me qytetarët: Rama nuk heq taksat e naftës!
11/04 21:51
Top News – Turi me PS në Lushnje, Rama: E nisëm për t’ju informuar për punët që kemi bërë
11/04 21:44
Top News- Rama tregon pse e nisi turin në PS, Kryesocialisti: Gënjeshtra e fabrikime kundër Qeverisë
11/04 21:27
Top News – Rama zbulon trurin e bujqësisë, zv.ministri që e këshillon për fermerët
11/04 21:26
Top News – Rama e Balluku, bashkëbisedim me socialistët e Fierit: Llumi i shpifjeve…
11/04 21:07
Top Channel/ Rama zbulon raportin për prokurimet publike: Jemi në standardet mesatare të BE
11/04 20:05
Top Channel/ “Do të vazhdojmë të rrisim pagën minimale”, Rama nga Fieri..Angazhim…
11/04 19:11
Top Channel/ Balluku në Asamblenë e PS-së: Punët e Shqipërisë shpesh herë mbulohen nga balta
11/04 17:19
Top Channel/ Rama për opozitën: I gënjen mendja se mund të na mundin duke lehur në Bruksel
11/04 17:12
Top Channel/ Rama në Asamblenë e PS-së në Lushnjë: Shqipëria rrit investimet, turizmin dhe pagat
11/04 17:12
Top Channel/ Rama në Asamblenë e PS-së në Lushnje: Bllokimi i rrugës drejt BE, gënjeshtër me…
11/04 16:41
Top Channel/ Pas takimit me fermerët, Rama viziton godinën e re të DPSHTRR të Lushnjës
11/04 15:52
Top Channel/ Rama: Ndryshon skema për fermerët, Kryeministri: Kush shet prodhimin merr 10% pas
11/04 15:22
Top Channel/ Berisha: Bllokohet integrimi, kreu i PD thotë se BE shton kushte. Flet dhe…
11/04 15:18
Top Channel/ A janë bllokuar negociatat? Rama: kush e thotë këtë…
11/04 15:12
Top Channel/ Rama: Shqipëria, vend turistik me potencial të madh në agro-përpunim, ndërsa fondet e..
11/04 15:02
Top Channel/ Ministri i Financave, Malaj: Sillni faturën, fitoni 10% të TVSH-së
11/04 14:41