Kryeministri Edi Rama dhe presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, të shoqëruar nga bashkëshortet janë të pranishëm në ceremoninë e inagurimit të xhamisë së Namazgjasë në Tiranë. Të shumtë janë besimtarët myslimanë që janë të pranishëm në ceremoni. Sipas agjendës, është parashikuar që në orën 16:30- 17:30, kryeministri Edi Rama dhe presidenti Recep Tayyip Erdogan do të inaugurojnë xhaminë e re.