Ka shumë muaj që Ankaraja akuzon Athinën për demilitarizimin e ishujve grekë të Egjeut, fakt që qeveria greke e kundërshton, por retorikat e orëve të fundit janë akoma më të fuqishme pasi presidenti turk Erdogan tashmë akuzon Greqinë se i ka pushtuar ato. "Ne nuk na intereson pushtimi juaj i ishujve. Kur të vijë koha, ne do të bëjmë atë që është e nevojshme. Siç themi gjithmonë: mund të vijmë papritur një natë."