Dyshime për korrupsion dhe mbështetje të një grupi terrorist: Këto janë pretendimet mbi bazën e të cilave autoritetet turke arrestuan rivalin më të madh politik të Recep Tayyip Erdogan, kryetarin e njohur të bashkisë së Stambollit, Ekrem Imamoglu. Arrestimi i bujshëm vjen në një kohë kur shumë figura opozitare janë ndaluar në gjithë vendin, gjë që është cilësuar nga shumë si përpjekje e politizuar për t’i heshtur kundërshtarët.