U dhanë 128 milion euro që rrugët nacionale të mos bllokoheshin. Për këtë arsye, kompania ” Salillari” mori 13.7 milion euro. Por, rruga Sarandë-Vlorë u bllokua 4 muaj më parë. Mjaftoi një reshje shiu që gjysma e rrugës të shembej. Kjo rrugë nxori në dritë punimet pa cilësi të kompanisë “Salillari”.