Top Channel/ Erdhi nga Gjermania për festa, humb jetën duke luajtur kalçeto në Vlorë
26/12/2025 19:50

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në fshatin Novoselë. Gjatë një ndeshjeje futbolli në një kalçeto të fshatit, një i ri 42-vjeçar ka humbur jetën në rrethana tragjike. Viktima, me iniciale B.R.,jetonte dhe punonte në Gjermani dhe kishte ardhur për pushime. Mbrëmjen e djeshme, ai po luante futboll së bashku me bashkëmoshatarët e tij, kur gjatë lojës dyshohet se është goditur fort nga topi në kraharor. Sipas informacioneve paraprake të policisë dhe dëshmive të shokëve që ndodheshin në vendngjarje, pas goditjes 42 vjeçari ka humbur ndjenjat. Ai është transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës nga shokët e tij, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë. Mjekët kanë bërë të ditur se i riu ka pësuar arrest kardiak gjatë ndeshjes, i cili rezultoi fatal. Analiza e 42 vjeçarit është dërguar në Tiranë për autopsi, ndërsa rezultatet përfundimtare pritet të dalin pas rreth tre muajsh, për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes. Specialistët e shëndetësisë ngrenë shqetësimin se raste të tilla po përsëriten gjithnjë e më shpesh, veçanërisht tek moshat e reja nga 40 deri në 50 vjeç. Ata theksojnë se shumë të rinj angazhohen në aktivitete sportive intensive pa kryer kontrolle mjekësore paraprake, duke rrezikuar seriozisht shëndetin e tyre, veçanërisht sistemin kardiovaskular, çka mund të çojë në pasoja fatale si arresti kardiak.

Top News – Rama ndalet në Kashar, flet për legalizimet: Proces i vështirë
02/04 20:36
Top Channel/ Tmerr në Himarë, i riu merr peng prindërit dhe i kërcënon me thikë, ndërhyn policia
02/04 20:00
Top Channel/ E rëndë në Fier, gjendet i vrarë në banesë 40-vjeçari, pamje nga vendngjarja
02/04 19:56
Top Channel/ Denoncon 42 vjeçarja:Jam dhunuar nga fqinji i prindërve, më parë më kanë dhunuar babanë
02/04 19:46
Top News- 78-vjeçari në Bulgarec u vra/ Policia konfirmon krimin, merren në pyetje të afërmit
02/04 19:32
Top News- Makina bie në kanalin me ujë tek ‘Ura e Dajlanit’, plagoset shoferja
02/04 19:26
Top Channel/ Aksident të ‘Ura e Dajlanit’, makina del nga rruga përfundon në kanal
02/04 18:41
Top Channel/ Vrasja e 78-vjeçarit në fshatin Bulgarec, pamje nga vendngjarja
02/04 17:57
Top Channel/ “Deri tani janë bërë 300 mijë legalizime”, Rama:Sistem me kritere të qarta sipas viteve
02/04 17:47
Top News- Kurti sulmon mediat/ ‘Disa prej tyre janë të kapura nga interesa okulte’
02/04 17:36
Top Channel/ ‘I kemi ndryshuar faqen Shqipërisë’, Rama: Në Kashar duhet edhe shkollë tjetër, por…
02/04 17:06
Top Channel/ Integrimi, Rama: Atë që opozita i ka bërë këtij vendi s’ja ka bërë askush, një mik…
02/04 17:05
Top Channel/ Qytetarja në njësinë 14 ja thotë në sy Ramës: Më pëlqen mënyra se si ju i qaseni…
02/04 17:05
Top Channel/ ‘Legalizimet nuk janë ndalur’, Rama në Njësinë 14: Nuk mund të bëjmë një piramidë…
02/04 17:05
Top News – ‘U kërcënova me jetë’. Propozimi i Ballës për 2 prillin, tensione në sallë
02/04 16:58
Top Channel/ “Do të rrjep si kec”, sherr në Kuvend, Noka godet Ballën me bidon uji
02/04 16:55
Top Channel/ Opozita kërkon ndryshimin e ‘rendit të ditës’, Kuvendi voton kundër
02/04 16:54
Top Channel/ “S’të vjen turp”, opozita bllokon foltoren kërkojnë fjalën, Peleshi: Jemi në votim
02/04 16:54
Top Channel/ Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara, ministrja Sala tregon shifrat
02/04 15:34
Top Channel/ 78-vjeçari korçar gjendet i pajetë me shenja dhune, dyshohet se e kanë eliminuar
02/04 15:33