Moti mori një kthesë të papritur këtë të enjte, me temperatura të ulëta, reshje shiu, stuhi por edhe reshje bore. Kukësi, por edhe zona të tjera në verilindje të vendit, në lartësinë mbi 1 mijë metra mbi nivelin e detit u zbardhën nga bora. Reshje bore me trashësi deri në 10 centimetra pati në Shishtavec, Topojan, Arren dhe Kalis. Si pasojë e reshjeve të borës u raportuan probleme me mungesën e energjisë në dosa fshatra. Në terren ndodhen grupet e OSSHE-së, të pajisura me motosharra, që po punojnë për largimin e degëve të pemëve të rrëzuara mbi telat elektrikë, për të garantuar furnizimin dhe sigurinë e rrjetit.