Fusha e mbetjeve në Vlorë është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të diele. Zjarri që ka marrë përmasa të mëdha ka mbuluar më shtëllunga tymi qytetin e Vlorës, ndërsa qyteti bregdetar ndodhet në kulmin e sezonit turistik. Fusha e mbetjeve në Vlorë është kthyer në një zonë problematike pasi nuk është hera e parë që ajo merr flakë, shpesh në mënyrë të qëllimshme