Era e fortë ka shkaktuar një incident në bulevardin kryesor të qytetit të Durrësit, ku një palmë është thyer në mes dhe ka rënë mbi tryezat dhe çadrat e një prej lokaleve buzë rrugës. Fatmirësisht, nga ngjarja pati vetëm dëme materiale, pasi për shkak të motit të keq ka rënie të qarkullimit të këmbësorëve në rrugë.