Qendra e Librit dhe Leximit zhvilloi sot ceremonë e shpalljes së Çmimeve Kombëtare të Letërsisë për vitin 2024, që në fakt duhej të zhvillohej vitin e kaluar. Juria e kryesuar nga Besnik Mustafaj, përzgjodhi një shkrimtare të re si fituesen e Çmimit të Madh të Letërsisë Enit Karafilin, që karrierën e saj letrare e ka zhvilluar në Zvicër. Romani isaj “Epope Intime” u vlerësua një vepër me forcë të rrallë artistike, e cila ndërton një vizion të pasur letrar mbi përkatësinë identitare, në kapërcyell të zhvendosjeve të trazuara migratore të shqiptarëve jashtë atdheut.