Nxënësve të shkollave të Kosovës u është ligjëruar për Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në këtë 25 vjetor, me të vetmen arsye që as brezat e rinj të mos harrojnë historinë e Kosovës. Për fëmijët, figurë qendrore është pikërisht Adem Jashari. Pranë varreve të Jasharëve kanë bërë homazhe edhe krerët e institucioneve e Rifat Jasharit i është ndarë “Urdhri i Lirisë”, i cili në Kuvendin e Kosovës bëri thirrje për unitet.