Epilepsia është një sëmundje neurologjike edhe pse në vendin tonë ende shihet si tabu dhe tentohet të fshihet. Në javën e sensibilizimit ndaj kësaj sëmundje mjekët bëjnë apel për të mos fshehur një sëmundje që është tërësisht e shërueshme, por nëse neglizhohet mund të ketë pasoja fatale.