Vaji i ullirit është kthyer në ‘ar të lëngshëm’ në Greqi dhe prodhuesit e tij ndodhen në panik teksa përballen çdo ditë me dhjetëra vjedhje. Vjedhja e ullinjve është bërë një problem i madh për prodhuesit në të gjithë Greqinë, ka deklaruar për kanalin publik të vendit Dimitris Goutziouchas, një kultivues ulliri nga Halkidikia, në Greqinë Veriore, ku dy javë më parë u vodh edhe një sasi vaji prej gati 350 tonësh. Por vjedhje të ullinjve deklarohen javët e fundit në të gjithë vendin nga Kreta , në Peloponez e deri në Aleksandrupoli.