Shumica e grave shtatzëna që do të preken nga gripi i shpendëve rrezikojnë seriozisht jetën, sipas një studimi të ri Australian, i cili pas një rishikimi të kujdesshëm të infeksioneve, del në përfundimin se edhe e njëjtja gjë e pret edhe pjesën dërrmuese të foshnjeve të prekura që në mitër nga virusi. . I shkaktuar nga viruse të grupit A, një lloj i rëndë i gripit të shpendëve, i njohur si shtami A H5N1 me patogjenitet shumë të lartë, po përhapet në mbare botën, shkruan The Guardian.