Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në konferencën energjetike të organizuar nga qeveria e Norvegjisë, ku ka mbledhur së bashku vendet e Ballkanit Perëndimor. Në fjalën e tij kreu i ekzekutivit theksoi rëndësinë e rajonalizimit të tregjeve si një hap që do sjellë më shumë investime, ndërsa kërkoi ndihmën e Norvegjisë si model suksesi.