Shqiptarët e Veriut thonë që po diskriminohen, pas kërkesës për pagesën e energjisë. Tri fshatrat e Mitrovicës matanë lumit Ibër, do të detyrohen të paguajnë energjinë elektrike këtë vit. Për banorët kjo është e papranueshme, meqë komshinjve të tyre u paguhen shpenzimet e energjisë nga Qeveria e Kosovës.