Ministria e Energjisë ka dërguar në parlament projektligjin për nxitje ne burimeve të rinovueshme, i cili vjen si një version i përmirësuar nga ligji aktual i miratuar në 2017-ën . Veçoria kryesore e këtij ligji është përafrimi i legjislacionit me udhëzimet e Europës, ndërsa një tjetër objektiv është ulja gazrave serë me 60%. Ndërkohë, kriza e energjisë nxori në pah faktin se vendi ka nevojë të diversifikojë energjinë.