Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku ka dhënë detaje këtë të mërkurë pas mbledhjes së ministrave, për energjinë elektrike që do t’i jepet Kosovës për dy ditët e festave. E pyetur nga gazetarja nëse energjia që po i jepet Kosovës është nga rezervat apo është blerë nga shteti shqiptar dhe sa ditë do të zgjasë, ajo theksoi se është nga rezervat e shtetit shqiptar dhe se do të jenë vetëm dy ditë ndihmë për Kosovën.