Europa po përballet me çmime të larta të importit të energjisë elektrike ku shifra më e lartë llogaritet në Itali me 206 euro/MWh. Me një situatë të tillë po ndeshet edhe Shqipëria e cila që prej muajit gusht e deri më tani ka blerë energji elektrike me çmime rekord që tejkalonin edhe 180 euro/MWh. Për ekspertin, Eduard Elezi kjomund të bëhet problematike si rrjedhojë situatës së përgjithshme në bursa si dhe nga keqmenaxhimi i sasisë së energjisë që eksportohet sipas tij me çmime reference mjaft të ulëta.